02 shkurt 2010
Benitez: Nuk kam marrëveshje me Juventusin
Rafael Benitez, menaxher i skuadrës së Liverpoolit kundërshton zërat e mediave italiane se ka lidhur marrëveshjen me skuadrën e “Zonjës së Vjetër” përkatësisht Juventusin nga Torino. Benitez të gjitha spekulimet i ka hedhur poshtë dhe sipas tij, ka një kontratë afatgjate me Liverpoolin. “ Pas raporteve të mediave italiane, më duhet të bëj të qartë se nuk kam arritur kurrfarë marrëveshje me Juventusin dhe nuk jam takuar e as që do të takohem me drejtuesit e Juventusit dhe të asnjë klubi tjetër. Kam një kontratë afatgjate me Liverpoolin, për të cilën të premten thashë se jam i lumtur dhe se fokusi im kryesor është në punë dhe se si ta kthej Liverpoolin në top katërsh, duke filluar që nga derbi me Evertonin’, tha Benitez.