Kristof Metzelder ka shprehur të gjithë irritimin e tij për mënyrën si kanë shkuar gjërat te Reali i Madridit. Gjermani nuk do ta rinovojë kontratën që skadon në muajin qershor, pasi në Spanjë ka humbur edhe vendin e tij në kombëtaren që do të luajë në Botëror.
“Nuk mendoj se unë dhe klubi kemi dëshirë ta vazhdojmë bashkëpunimin, - tha 29-vjeçari. - Mendoj se në Madrid kam humbur tri vite të karrierës sime, gjatë të cilave nuk kam luajtur ashtu si doja. Në fillim problemet me ambientimin, pastaj dëmtimet dhe ndryshimet e shpeshta të trajnerëve më kanë penalizuar. Në qershor do të largohem nga Spanja.