02 shkurt 2010

Guti: Atë pasim do ta bëja edhe në finale

Pasimi me thembër, që mesfushori i Realit kyeu në “Riazor”, ka bërë jehonë në të gjithë Spanjën
Të gjithë në Spanjë po flasin për atë gjest teknik, që ndoshta nuk është parë asnjëherë në botën e futbollit. Ishte minuta e fundit e pjesës së parë ndaj Deportivos, kur mesfushori i Real Madridit, Guti, i vetëm përballë portierit kundërshtar, “shpiku” një pasim me thembër, duke i dhënë mundësinë Karim Benzemasë të shënonte golin e dytë në fitoren 3-1 që arriti ekipi i Pelegrini. “Eshtë e habitshme që njerëzit flasin kaq shumë për atë pasim.
Unë nuk shënova asnjë gol në “Riazor”, Benzema shënoi dy, - tha Guti. - Nuk hezotiva për asnjë moment në atë pasim me thembër, sepse e dija që po të isha në një pozicion të tillë, Benzema do të ishte pas meje. Munda të shikoj me bishin e syri dhe mendova se ajo ishte zgjidhja më e mirë.” Edhe tifozët e Deportivos duartrokitën atë që u panë sytë, një veprim i vështirë, por që e bëri golin më të lehtë. “Unë nuk pasoj me thembër kur jam në mesfushë, nuk e bëj asnjë herë.
Trajneri më përgëzoi pas ndeshjes, por më tha se do të flisnim ndyshe po të gaboja. Unë i garantova atij se nuk ishte një gjest mendjemadhësie, por vlerësova situatën në pak sekonda, dhe mendova se në atë mënyrë do ta kishim më të lehtë. Nëse nuk do ta kisha të sigurt se Benzema ishte pas meje, do të godisja portën.”
I pyetur në lidhje me reagimin e shokëve të skuadrës, pas atij episodi, Guti tha: “Shumë nga shokët e ekipit thanë se duhet të kisha goditur portën. Albiol erdhi menjëherë dhe më tha se isha i çmendur, por ky është stili im. Më erdhi gjithçka natyrale. Personalisht jam më i lumtur kur bëhet një pasim i tillë, sesa kur shënoj gol.
Tani më vjen mirë që njerëzit e kanë pëlqyer dhe e kanë quajtur veprim historik. Kur e bëra nuk mendova se do të kishte të tillë jehonë, por e bëra për të mirën e skuadrës dhe do ta bëj sërish edhe po të ishte finalja e Championsit.” Në fund, 31-vjeçari u shpreh: “Barcelona ka tetë pikë avantazh, por kampionati është i hapur, sepse ata mund të