23 shkurt 2010

Messi: Dua më shumë tituj

Lionel Messi ndoshta ka fituar gjithçka me Barcelonën në karrierën e tij, por thotë se ai është i urritur për më shumë në një intervistë për Uefa.com, dhe ‘’jashtëtokësori” thotë se titujt i kanë dhënë atij motivim.
“ Ne kemi bërë histori por nuk dëshirojmë të ndalemi pas gjithë atyre titujve. Ne kemi ekip të mrekullueshëm dhe kemi përparësi, të gjithë e ndjejmë këtë. “
“ Kjo është një kohë shumë e veçantë si për skuadrën ashtu dhe për staffing drejtues. Nese punojmë shumë, ne do të fitojmë më shumë e më shumë. Ky është motivimi që na duhet. Do të ishte mirë të bëhemi ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë me radhë, dhe të shohim se a do ta arrijmë.”
“ Skuadrat gjermane kanë qenë gjithnjë të vështira. Ne kemi statistikë të mirë ndaj Gjermanëve por duhet të luajmë mirë në ndeshjen e dytë në Camp Nou. Ne shkojmë në Gjermani për një fitore të lehtë në mënyrë që ti deklasojmë ata në ndeshjen e dytë.” “
Messi flet dhe për lojën e tij pas ardhjes së Guardiolës…
“ Numri i rasteve që ne krijojmë e bën më të lehtë për të shënuar. Aspekt tjetër është besimi im. Kur fillova në sezonin tim të parë, merrte kohë dhe forcë për të shënuar, dhe ishte më e vështirë për mua të luaj në mënyrë konstante, aq pranë golit. Me besimin që kam tani është më lehtë.” Deklaroi Messi.