23 shkurt 2010

Mediat Italiane lavdërojnë Leonardon për përgjigjen ndaj Berlusconit

Trajneri i Milanit Leonardo kohë më parë ishte në qendër të kritikave nga Silvio Berlusconi, por janë mediat Italiane që përkrahin përgjigjen burrërore të Leonardos ndaj bossit, e që radhë herë ndodhë.
Berlusconi tha se Leonardo nuk po i lë të luajnë lojtarët si duhet, kurse ky i fundit ju përgjigj bossit se ai është i gatshëm që të largohet kur të dëshiron ai.
Gazetari i La Repubblicas Massimo Mauro pohon se strategu rosonerë është i gatshëm që të hap partinë e vet, “ PDL, pankina e lirisë. Bravo Leonardo për personalitetin tënd dhe mësimin në dinjitet.”
Në ndërkohë, Sky, medium që financohet nga kompania e naftës, e drejtuar natyrisht nga njeriu më i pasur në Apenine Massimo Moratti, pohon se Berlusconi duhet së pari të shoh veten në pasqyrë para se të kritikoj Leonardon. Ky medium akuzon Berlusconin si fajtor kryesor për mungesë të investimeve.
“ Leonardo është i vetmi punëtor i kryeministrit, nga politika deri te sporti, që ka guximin të përgjigjet në atë mënyrë. Para se të lancoj akuza ndaj Leonardos për mungesë rezultatesh, ndoshta Berlusconi duhet të krahasoj investimet e tij me pjesën tjetër të ligës(Interin) – dhe më pas do ta gjej përgjigjen.”
Milani nuk i ka punët mirë. Në Ligën e Kampionëve rosonerëve i pret një ambient djallëzor në Old Trafford më 10 Mars, me deficit 3-2 nga ndeshja e parë. Në Serie A Milani është shtatë pikë larg rivalit të përgjakshëm Interit.