23 shkurt 2010

Inter do të apeloj dënimet

Interi ka paralajmëruar edhe zyrtarisht se do ti apeloj suspendimet e Mourinhos, Cambiasos dhe Sulley Muntarit pas kositjes së publikuar sot pasdite nga Lega Calcio.

Një komunikatë në ueb faqen zyrtare te klubit thotë:

“ F.C. Internazionale bën të ditur se do të apeloj dënimet e marra sot nga gjykata për arbitrim sportive ndaj Jose Mourinhos dhe lojtarëve Esteban Cambiasso dhe Sulley Muntari.”

Suspendimet vijnë pas ndeshjes së nxehtë me Sampdorian të shtunën. Mourinho është dënuar me 40 mijë euro, plus tre ndeshje moslojë, për shkak të gjestit të ‘’ prangave ‘’ dhe fyerjeve ndaj gjyqtarit.

Cambiasso është suspenduar për shkak se ka goditur një lojtar të Sampdorias në pushim të pjesës së parë.

Muntari mësohet të ketë fyer vazhdimisht arbitrate gjatë takimit.