04 shkurt 2010

Leonardo: Nesta thelbësor për skuadrën

Ndoshta nuk është një rastësi që humbjet e Milanit kundër Interit dhe Udienzes dhe barazimi kundër Livornos kanë ardhur pikërisht kur mungonte Alesandro Nesta. Atëherë kur të gjithë mendonin se mund të rekuperohej për derbin, mbrojtësi ka preferuar të mos rrezikojë, por skuadrës i ka kushtuar diçka më shumë sesa vetëm disa pikë në renditje. Të gjitha dyshet e qendërmbrojtjes që janë provuar nuk kanë pasur të njëjtin rendiment, si ajo e formuar nga Tiago Silva dhe Nesta.
Favali dhe Kaladze nuk kanë bindur. Për Alesandron ka folur edhe Leonardo: “Prezenca e tij na ka karikuar shumë, ka përfshirë të gjithë grupin. Ai dhe Tiago Silva plotësojnë njëri-tjetrin: Sandro ka eksperiencën, Tiago freskinë. Shumë njerëz harrojnë se diferencën në futboll e bën koka, në mënyrë të veçantë ndjenjat dhe psikologjia e lojtarëve, që gjithsesi janë të rinj”, ka thënë Leo. Sekreti i Nestës, ka qenë aftësia për t’u rikthyer në nivele të larta, kur të gjithë mendonin se karriera e tij kishte mbaruar.