09 shkurt 2010

Melo rebelohet: Nuk kursehem për Brazilin!

Felipe Melo rebelohet ndaj akuzave të atyre që theksojnë se nuk jep maksimumin me fanellën e Juventusit, për të shkëlqyer më pas me atë të kombëtares së Brazilit, ku është dhe titullar: “Kupa e Botës, - thotë Felipe Melo, - është maja e karrierës së çdo lojtari. Të arrish në kombëtare është maksimumi, të zhvillosh një Botëror është gjithçka që një futbollist mund të kërkojë. Unë mendoj edhe kur fle dhe pa dyshim kur jam zgjuar. Por kur fle dhe jam zgjuar mendoj edhe për Juventusin, sepse në fund është klubi që më jep bukë. Dhe pastaj është shumë e thjeshtë: nëse luan mirë me klubin tënd, është e lehtë të shkosh në kombëtare. Nuk e tërheq asnjëherë këmbën pas. Me mua kjo nuk ekziston, nuk jam ai lloj futbollisti. Përkushtimi im me Juven është maksimal”.