09 shkurt 2010

Prandeli e shikon larg vendin e katërt

Humbja me Romën e ka larguar ndjeshëm Fiorentinën nga vendi i katërt, por në shtëpinë vjollcë, pavarësisht se kanë marrë një pikë në katër ndeshje, atmosfera nuk është e keqe, siç e konfirmon edhe trajneri Çezare Prandeli: “Ndonjëherë futbolli di të jetë i pamëshirshëm, nuk morëm pikë në shtëpi edhe pse luajtëm një ndeshje të madhe. Skuadrës i them, që nëse vazhdojmë kështu, do të dalim nga kjo situatë dhe ndoshta hyjmë në luftë për vendin e 4-t. Kontrata? Ky nuk është momenti të flasim, skadon pas një viti, por mund të them që tifozët duhet të jenë të kënaqur nga ajo që po bëjmë”. Edhe padroni Dela Vale jep mendimin e tij për teknikun: “Nëse do të varej vetëm nga ne, Prandeli do të qëndronte te Fiorentina edhe për sezonet e ardhshme”.