23 shkurt 2010

Më 28 shkurt tubohet Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll në fundjavë, përkatësisht të dielën (më 28 shkurt), do të tubohet për ndeshjen miqësore kundër Irlandës së Veriut. Këtë vendim e ka marrë përzgjedhësi i kombëtares Shqiptare, Josip Kuzhe, që e ka për qëllim të përgatit sa më mirë futbollistët për ndeshjen e 3 marsit kundër Irlandës së Veriut. Sipas burimeve, Kuzhe me 28 shkurt do t’i ketë në dispozicion futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, ndërkaq një ditë më vonë do t’i bashkëngjiten futbollistët që luajnë në ligat e ndryshme evropiane. Emërorja kundër Irlandës pritet të bëhet e ditur më së largu të mërkurën ose një ditë më vonë.