23 shkurt 2010

Kapllani nuk kursehet nga kritikat

Futbollisti Edmond Kapllani megjithëse ka shënuar gol për Koblenzin në fundjavën e kaluar, ai prapë është i kritikuar nga mediat gjermane. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte shënuar gol, megjithatë mediat lokale e kanë kritikuar, që sipas tyre, Kapllani ka humbur një mori raste shënimi për gola. Sipas shtypit gjerman, një pjesë e fajit në këtë humbje është edhe e sulmuesit shqiptar. Kapllani shpreson se do të shpëtojnë pa rënë nga liga. “Ne kemi besim te vetja, se do të mund të shpëtojmë”, tha Kapllani.