22 shkurt 2010

Mbretërit shfaqin fuqinë

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen kryesore të javës së 23-të në La Liga, kundër Villarrealit.
Takimi i zhvilluar në Santiago Bernabeu ka përfunduar me fitoren e Mbretërve me rezultat 6-2.
Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 18-të, ndërsa Ricardo Kaka dyfishoi nga pika e bardhë (21’).
Marcos Senna u përkujdes për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë duke ngushtuar epërsinë në 2-1 (31’).
Në pjesën e dytë, ishin sërish Los Blancos në aksion. Ishte radha e argjentinasit Gonzalo Higuan, i cili ngriti epërsinë në 3-1 (54’).
Megjithatë, Nëndetësja e Verdhë reagoi sërish duke ngushtuar epërsinë në 3-2 (66’).
Mirëpo, kjo veç sa i nevrikosi vendasit të cilët shënuan edhe tre gola të tjerë.
Higuain dhe Kaka shënuan golat e dytë respektivë në ndeshje (71’ dhe 79’), ndërsa rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Xabi Alonso nga penalltia (87’).