22 shkurt 2010

Fitore komode e Milanit

Milani ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio San Nicola kundër Barit.
Rossonerët kaluan në epërsi kur Ronaldinho pasoi te Marco Borriello, ndërsa sulmuesi i kthyer nga lëndimi shënoi në portën vendase (43’).
Mysafirët shënuan edhe në pjesën e dytë (69’), me anë të brazilianit Alexandre Pato.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt, pas një ndërhyrjeje të Patos ndaj Salvatore Masiellos brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u akordua penallti në favor të Barit, mirëpo goditjen e Barretos e mbrojti portieri Abbiati (89’).
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 48-pikëve, dy më pak se Roma që mban vednin e dytë, dhe shtatë më pak se lideri Inter. /