22 shkurt 2010

Moyes: Të mposhtësh United do të thotë ta sulmosh

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, ka zbuluar se ata e kishin sulmuar Manchester United me paramendim, në takimin e vikendit.
Moyes ka thënë se ata që më herët i kishin studiuar të metat e United gjatë fitores 3-1 në Goodison Park.
“Ne kishim një takim me lojtarët dhe iu thash atyre se do ta sulmonim United. Ne dëshironim vërtet të sulmonim. Ky ishte mesazhi. Jo tërheqje prapa”, ka thënë Moyes.