18 shkurt 2010

Maxi, i lumtur në Liverpool

Maxi Rodriguez ka thënë se ndihet i lumtur në Liverpool, pas transferimit nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori argjentinas ka bërë gjashtë paraqitje në Premierligë deri më tani dhe ka theksuar se ndihet i kënaqur me fillim e aventurës së tij me gjigantin anglez.
“Është duke shkuar shumë mirë deri më tani dhe nuk kam pritur të jetë më mirë. Është ndryshe nga jeta e përditshme në Madrid, por jam duke u adaptuar mirë dhe gjithçka është në rregull”, tha Maxi për ueb faqen zyrtare të Liverpoolit.