18 shkurt 2010

Real Madridi, betejë për jetë a vdekje

Madrid, 18 shkurt - “Galaktike” mund të quhen vetëm në letër, pasi në fushë kanë treguar të kundërtën. Bëhet fjalë për lojtarët e skuadrës së Real Madridit, e projektuar në fillim të sezonit për të qenë një nga skuadrat më të suksesshme në botë, por që në mes të sezonit ka treguar se edhe skuadrat e mesme si Lyon arrijnë t’u shtojnë frikën yjeve si Cristiano Ronaldo, Kaka, Benzema, Xabi Alonso, Raul, etj. Shpenzimet për blerjet e yjeve të njohura në verë kanë shkuar rreth 300 milionë euro dhe, nëse Real nuk arrin finalen e Champions League, që do zhvillohet pikërisht në “Santiago Bernabeu”, në klubin e Florentino Perezit do ndodhë një furtunë e vërtetë. Ndeshja e kthimit ndaj Lyonit do jetë një betejë e vërtetë për jetë a vdekje, pasi eliminimi ka vetëm një emër - “dështim”...