18 shkurt 2010

Fabiano mban opsionet e hapura

Ylli i Sevillas, Luis Fabiano ka refuzuar të komentojë spekulimet rreth transferimit të tij në Angli në fund të këtij sezoni.
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea thuhet se janë të interesuara për 29 vjeçarin.
Reprezentuesi brazilian nga viti 2005 luan në Sevilla dhe së fundi thuhej se dëshiron të shijojë përvojë të re në Premierligë. Por, ai ka refuzuar të komentojë interesimin nga Anglia.
“Kam edhe një vit në kontratën time dhe jam i lumtur në Sevilla. Por, gjërat mund të ndryshojnë shuam shpejt”, tha ai.