13 shkurt 2010

Mavraj me Bochumin arkëtuan tri pikë

Futbollistët e Bochumit shënuan fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e javës së 22-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Mërgim Mavraj luajti mjaft mirë 90 minuta të ndeshjes dhe iu është gëzuar kësaj fitores. golat e fitores për Bochumin i shënuan Sestak në minutën e 24-të dhe Dedic në minutën e 76-të, ndërsa për mysafirët shënoi Ibishevic në minutën e 65-të. Tri pikët e fituara të Bochumit e ngritin në vendin e 14-të me 25 pikë ose tetë pikë më shumë se vendi i 16-të që shpien një rang më poshtë të garave. Hoffenheimi me gjithë humbjen mbetet në mesin e tabelës respektivisht në vendin e nëntë me 28 pikë të tubuara.