13 shkurt 2010

Nikçi dhe Mehmedi para sfidës me Sionin

Dy futbollistët shqiptarë, Adrian Nikçi dhe Admir Mehmedi, me kampionin në fuqi, Zurich, janë para sfidës së vështirë ndaj Sionit. Zurich do të udhëtojë me bindje për fitore me gjithë lojën jo aq të mirë javën e kaluar para adhuruesve të vet, kur luajti baras (0:0) me Xamaxin. Nikçi dhe Mehmedi shpresojnë në fitore në Sion me synim që Zurich të ngjitet sa më lartë në tabelë. Zurich tash për tash renditet i teti në tabelë me vetëm 24 pikë të tubuara, kurse Sioni radhitet i shtati me 26 pikë.