13 shkurt 2010

Lala zverdhet në humbjen e lartë nga Werderi

Skuadra e Werderit dëshmoi lojë të pëlqyeshme, duke e mposhtur me shifra 5:1 si udhëtues skuadrën e Hannoverit, në ndeshjen e javës së 22-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Skuadra Hannoverit nuk po kalon formë të mirë në stinorin pranveror dhe kjo humbje e lartë nuk ishte edhe e pritur. Werderi qysh në 45 minutat e parë të lojës mbizotëroi në fushë dhe krijojë epërsinë në 4:0. Për Werderin shënuan futbollistët Niemeyer (11’), Naldo (18’), Andreasen (26’-autogol), Hunt (44’) e Pizarro (68’) dhe Schulz realizoi në minutën e 59-të për mikpritësit. Altin Lala, futbollist i kombëtares së Shqipërisë, është aktivizuar në minutën e 46-të në vend të Stajnerit, por pa sukses që t’i ndihmojë skuadrës drejt rezultatit më të favorshëm. Lala në minutën e 64-të është ndëshkuar me karton të verdhë. Leverkuseni me mjaft vështirësi shënoi fitore me shifrat 2:1 kundër kampionit gjerman, Wolfsburgut. Leverkuseni më këto tri pikë të reja e ruajti kreun e tabelë më 48 pikë të tubuara. Autorë të fitores së Leverkusenit janë futbollistët Reinartz (48’) e Lenz (68-autogol) dhe për kampionin shënoi Dzeko në minutën e 79-të. Stuttgardi pësoi humbje në vatër të vet me shifra 1:3 nga skuadra e Hamburger SV. Skuadra e Stuttgardit luajti shumë dobët në shtëpi dhe nuk arriti asnjë pikë të ndalë. Golin e vetëm për Stuttgardin e shënoi futbollisti Trasch (55’) dhe për mysafirët realizuan Berg (23’) dhe Van Nistelrooy R. shënoi në minutën e 75-të dhe 77-të.