17 shkurt 2010

Manchester City dhe Chelsea në “gjueti” pas Luis Fabianos

Edhe pse në dy afatet e fundit kalimtar, Sevilla kishte arritur t’i shmangë ofertat për sulmuesin të saj, Luis Fabiano (29) duket se këtë verë do ta ketë të vështirë ta mbajë më tutje këtë futbollist. Kontrata e Fabianos përfundon më maj 2011 dhe Sevilla duhet të fitoj nga ky futbollist. Sipas gazetës angleze “The Sun”, dy favoritët më të mëdhenj për ta blerë këtë futbollist janë ManCity dhe Chelsea, ndërsa dy klubet janë të gatshme të ofrojnë nga 18 milionë euro. Në City kërkohet zëvendësim për Robinhon, kurse në Chelsea duan ta forcojnë konkurrencën e Drogbas dhe Anelkas. “Mua vazhdon edhe më tutje të më lidhë kontrata me Sevillan dhe jam i lumtur këtu, por gjërat mund shpejtë të ndryshojnë”, tha Fabiano. Ai në Sevilla në vitin 2005 kishte ardhur nga Porto. Në këtë sezon braziliani kishte shënuar 9 gola në 13 ndeshje të kampionatit spanjoll dhe dy gola në Ligën e Kampioneve dhe 4 në Kupën e Mbretit.