17 shkurt 2010

Liga e Kampioneve, perballen Bajern-Fiorentina

Bajerni i Mynihut dhe Fiorentina, dy skuadra qe po levizin ne kahe te kunderta ne kampionatet respektive do te perballen mbremjen e sotme ne cerekfinalen e Liges se Kampioneve.

Bajerni nuk e ka filluar mire kete sezon te Champions-it pasi e mbylli fazen ne grupe 6 pike pas Bordose kryesuese, por aktualisht ka 12 fitore rradhazi ne kampionat nen drejtimin e trajnerit holandez Luis van Gal.
Nderkohe Fiorentina eshte kualifikuar ne ndeshjen e fundit te fazes ne grupe ku arriti te mund Liverpulin, por qe nga ajo periudhe skuadra italiane nuk ka arritur me te marre rezultate pozitive. Ne prag te kesaj ndeshjeje, mbrojtesi Gamberini do te mungoje pasi u demtua ne ndeshjen e fundit, duke I dhene nje tjeter goditje skuadres vjollce.

Bajerni duket me i favorizuar per ndeshjen e sotme ne Alianz Arena, gjermanet pergatiten per ta cuar ne 13 numrin e fitoreve radhazi pasi edhe kushtet klimaterike me temperature afer zeros favorizojne ata. Dy here jane perballur me pare keto skuadra, njeren nga ndeshjet e ka fituar Bajerni dhe tjetra eshte mbyllur ne barazim.

Nderkohe ndeshja tjeter cerekfinale e Championsit per sot eshte ajo mes Arsenalit dhe Portos. Skuadra londineze ka pasur nje seri fitoreshne kampionat me perjashtim te humbjeve te fundit me Manchesterin dhe Chelsean. Per ndeshjen e sotme, Arsenali nuk do te kete ne dispozicon sulmuesin rus, Andrei Arshavin dhe Aleks Song.

Nderkohe Porto renditet ne vendin e trete ne kampionatin portugez, nuk po arrijne te tregojne lojen e tyre ne keto ndeshjet e fundit. Ne repartin e sulmit per kete ndeshje ata kane zevendesuar Lisandro Lopez me kolumbianin Radamel Flakao, nderkohe portugezet mund te kene ne dispozicion edhe sulmuesin Hulk i cili ka qene i pezulluar qe nga muaji dhjetor.