17 shkurt 2010

Afrika, gati për Botëror

Gjithçka është gati për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Këtë e ka thënë zëvendës presidenti i këtij kontinenti, Kgalema Motlanthe.
“Jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë për Botërorin 2010. Çdo gjë shkon sipas rregullave, pa incidentin minimal ose ndonjë vonese eventuale. Të gjithë stadiumet janë komplet. Asnjë vend organizator deri tash i Botërorit të futbollit, nuk kishte bërë një përgatitje të tillë në këtë periudhë”, theksoi Motlanthe.