22 shkurt 2010

Lotito akuzon gjyqtarin për 11-metërshin

Klaudio Lotito, pas humbjes së pësuar me Palermon, sulmon ashpër gjyqtarin. “Nuk kam protestuar asnjëherë ndaj gjykimeve, edhe pse shpesh jemi ndëshkuar, - deklaroi presidenti i Lacios, - por tani them që futbolli duhet të rigjejë besueshmëri. Për 11-metërshin e dhënë për Mikolin, Muzlera m’u betua për familjen e tij që nuk e preku kundërshtarin: Mikoli duhej të kishte kurajë ta pranonte që s’ishte. Lojtarë të tillë duhet të shkojnë në një kurs simuluesish. Nuk kam menduar asnjëherë se nga ana e gjyqtarëve këto gjëra bëhen me qëllim, por nëse është kështu…”.