22 shkurt 2010

Delio Rosi: Tani jemi të shpëtuar

Delio Rosi është i kënaqur për fitoren ndaj Lacios “së tij”, ndonëse klubi bardhekaltër ankohet për 11-metërshin e paqenë të dhënë për Mikolin: “Nga stoli do të isha mendjemadh të thoja se çfarë është, - shpjegon trajneri i Palermos, - por duke e riparë, dinamika është ajo e një 11-metërshi. Pavarësisht nga episodet, besoj që Palermo fitoi sepse luajti shumë mirë, duke e lejuar pak ose aspak kundërshtarin. Pastaj kur kryesonim 3-0 u qetësuam shumë dhe kjo s’më pëlqeu. Tani jemi matematikisht të shpëtuar, projektin do ta ndërtojmë në çdo ndeshje, në mars të shohim”.