Lufte e hapur mes Liverpool-it e Juventusit. Shkak eshte bere trajneri Rafa Benitez, te cilin bardhezinjte kane tentuar ta joshin per te zevendesuar Ciro Ferrara-n.
Ne adresen e klubit italian ka mberritur nje leter nga shoqeria “The Reds”, e cila kerkon shpjegime per presionin e ushtruar ndaj Benitez edhe pse ai ka nje kontrate qe e lidh me skuadren deri ne vitin 2014. “Jemi gati t’i drejtohemi UEFA-s”, tha nje drejtues per "News of the World".
Sipas Liverpool, drejtues te skuadres torineze kane kontaktuar pa lejen e shoqerise me trajnerin dhe kjo bie ndesh me rregullat nderkombetare. “Si shoqeri derguam nje leter ne qendren e Juventus, duke theksuar se nese do vertetohet nje gje e tille, do ta denoncojme”, shkruhet ne ankesen e skuadres britanike.
Nderkohe, vete Rafa Benites shpreh gadishmerine per te vazhduar me Liverpool deri ne fund te kontrates. “Kunder atyre qe jane shkruar ne Itali, dua te them se nuk kam takuar perfaqesues te Juventusit”, perfundon spanjolli.