20 shkurt 2010

Liria stërvitet jashtë stadiumit

Që para një jave, kur futbollistët e Lirisë nga Prizreni u kthyen nga Ulqini, koha nuk duket të ketë qenë aleat i mirë për këtë skuadër. Për shkak të kushteve atmosferike ‘bardh e zinjtë’, janë detyruar të mos ‘shkelin’ në stadiumin ‘Përparim Thaçi’. Futbollistët po stërvitin herë në Parkun e qytetit e herë ne Qendrën Rekreativo-Sportive ‘Getoari’. Shefi i shtabit teknik, Behajdin Gjinali, me optimizëm pret ndeshjen çerekfinale të kupës së Kosovës që do të zhvillojë me 24 shkurt në Merdare me Hysin. “Disa ndeshje miqësore ishin testi më i mirë për të parë formën e secilit futbollist dhe për komponimin e 11-shit të parë”, tha Gjinali.