20 shkurt 2010

Kurtishi 35 minuta lojë, Salihi asnjë minutë

Mensur Kurtishi aktivizohet në minutën e 55-të për t’i ndihmuar skuadrës së tij, W. Neustadtit, që ta ndalin një pikë në shtëpi përballë Rapidit të Vjenës. W. Neustadt-Rapid, ndeshje e javës së 21-të të elitës austriake në futboll përfundoi me rezultat 2:2. Rapidi me këtë pikë kaloi përkohësisht në vendin e parë me 42 pikë, aq sa ka edhe i dyti Salzburgu, të cilët të dielën presin LASK-un. Kurtishi nga minuta e 55-të hyri në vend te Stanislawit dhe luajti mjaft mirë. Ky futbollist në minutën e 90-të ndëshkohet me karton të verdhë. Salihi ishte në bankinë dhe nuk është aktivizuar fare në radhët e Rapidit. W. Neustadti renditet në vendin e shtatë me 25 pikë.