04 shkurt 2010

Lippi po ndërton skuadrën

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka zgjedhur 16 nga 23 lojtarët të cilët do ta përfaqësojnë Italinë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur se Lippi tashmë ka vendosur për një grup lojtarësh, ndërsa të tjerët kanë edhe katër muaj që ta dëshmojnë veten.

Sipas gazetës, Gianluigi Buffon, Federico Marchetti dhe Morgan De Sanctis, janë portierët.

Në mbrojtje, Gianluca Zambrotta, Fabio Grosso, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Nicola Legrottaglie dhe Domenico Criscito janë caktuar, ndërsa Salvatore Bocchetti, Alessandro Gamberini dhe Leonardo Bonucci do të luftojnë për të siguruar pjesëmarrjen, Davide Santon është jashtë, ndërsa nuk dihet për rikthimin e Alessandro Nestas.

Mesfushorët që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut janë: Daniele De Rossi, Mauro Camoranesi, Andrea Pirlo, Claudio Marchisio dhe Gennaro Gattuso, ndërsa Riccardo Montolivo dhe Simone Perrotta duhet ta dëshmojnë veten.

Nga sulmuesit, Vincenzo Iaquinta dhe Alberto Gilardino kanë siguruar pjesëmarrjen, ndërsa në garë janë Luca Toni, Giampaolo Pazzini dhe Marco Borriello, njëherit pritet të përfshihet edhe Francesco Totti.

Giuseppe Rossi, Fabio Quagliarella, Antonio Di Natale dhe Simone Pepe do të jenë në garë që eventualisht të sigurojnë pjesëmarrjen

Mario Balotelli dhe Antonio Cassano do të presin një kampionat tjetër, kurse duket se ka përfunduar përfaqësimi i Italisë për Alessandro Del Pieron.