04 shkurt 2010

Dossena: Tifozët e Napolit më të zjarrtë se ata të Liverpoolit

Andrea Dossena thotë se Napoli është skuadër më pasionante se Liverpooli, ndërsa ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund karrierës me napolitanët.
Pas dy viteve të mjerueshme në Anfield, muajin e kaluar mbrojtësi italian u kthye në Serie A dhe thotë se tifozët në Sao Paolo janë më të zjarrtë.
“Nuk më të krahasohet me Napolin. Këtu është një pasion unik. Nuk mund ta besoja ngrohtësinë që ndjeva në ditët e mia të para këtu. Tifozët kanë një dashuri dhe një mendim të vazhdueshëm në mendjen e tyre: Napoli”, ka thënë Dossena.