17 shkurt 2010

Barça, në hall 7 titullarë të dëmtuar

Fillimi i muajit shkurt duket të jetë katastrofë përsa i përket futbollistëve të Barcelonës. Aktualisht ekipi numëron 7 lojtarë titullarë të dëmtuar. Bëhet fjalë për futbollistë si Jaja Ture, Sejdu Keita, Daniel Alves, Erik Abidal, Çigrinski, Karles Pujol dhe Ksavi Hernandez. Kapiteni Pujol kishte pasur dhimbje të muskujve edhe javën e kaluar por u aktivizua ndaj Atletiko Madridit për shkak se ekipi nuk kishte asnjë mbrojtës të mirëfilltë qendre. Është interesant fakti se dëmtimet te skuadra e Barcelonës filluan pasi programi i ndeshjeve të kësaj skuadre ishte më i lehtë, duke pasur parasysh se Barça, pas eliminimit nga Kupa e Spanjës zhvilloi vetëm nga një në javë.