18 shkurt 2010

Liga e Kampioneve: Bajerni dhe Porto, fitoret në shtëpi

Skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut ka mundur 2-1 Fiorentinën, ndërsa, po me të njëjtin rezultat, Porto e Portugalisë ka sfiduar Arsenalin. Dy fitore të skuadrave vendase në natën e dytë të cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Duke i lënë ta hapura ndeshjet e kthimit, ku gjithcka mund të ndodhë. Bajerni mundi vjollcët e Fiorentinës, edhe përmes ndihmës së gjyqtarëve, që lejuan golin e dytë të bavarezëve në një pozicion të dukshëm jashtë loje. Skuadra e drejtuar nga Van Gal ka kaluar e para në epërsi, me anë të një penalltie, të kthyer në gol nga holandezi Arjen Roben, në minutën e 48-të. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë, me 3 minuta shtesë. Më pas kanë qenë miqtë italianë, që kanë barazuar me anë të Kroldrup, në minutën e 50-të. Për t’u vulosur rezultati ka menduar Klose, që i gjendur në pozicion jashtë loje, ka shënuar në portën e Freit, në minutën e 89-të të lojës, i lejuar edhe nga gjyqtarët, që kanë bërë njërin sy qorr, si të thuash.

BAYERN MYNIH - FIORENTINA 2-1
Shënues: Robben 48’ (pen), Klose 89’(B), Kroldrup 50’ (F)
BAYERN MYNIH (4-4-2): Butt; Lahm, Van Buyten (Contento 46’), Demichelis, Badstuber; Robben, Van Bommel, Schëeinsteiger, Ribery; Muller (Olic 65’), Gomez (Klose 65’); Trajner. Van Gaal.
FIORENTINA (4-2-3-1): Frey; De Silvestri, Natali (Pasqual 85’), Kroldrup, Gobbi; Montolivo (Donadel 84’), Bolatti; Marchionni, Jovetic (Felipe 75’), Vargas; Gilardino; Trajner: Prandelli.
Gjyqtar: Ovrebo (Nor)
Kartonë të verdhë: Van Bommel, Klose (B), De Silvestri, Marchionni, Vargas (F)
Karton i kuq: Gobbi (F)

Arsenali ia ka dhuruar vetë fitoren Portos, falë dy gafave foshnjarake që ka bërë, herën e parë portieri Fabianski dhe herën e dytë mbrojtja, në hezitimin gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi brenda zonës. Një ndeshje mizore për anglezët, por tepër me fat për portugezët, që kanë fituar 2-1, duke shpresuar të kalojnë në turin tjetër, edhe pse duhet luajtur ndeshja e kthimit në “Emirates”. Në të vërtetë, lojtarët e Arsenalit kanë zotëruar fushën, kanë dominuar në pasime dhe mbajtjen e topit, por nuk kanë qenë fare konkretë, pasi kanë dashur të hyjnë me gjithë sferë në portën e Helton, kur mund të godisnin pranë zonës së 16-metrave, të gjendur të lirë. Në anën e kundërt, lojtarët e portos, të ndihmuar edhe nga gabimet e miqve, kanë bërë lojën e tyre, duke shënuar dy gola “qyl”, por duke fituar edhe ndeshjen.

FC PORTO – ARSENAL 2-1
Shënues: Varela 11’, Falcao 51’ (P) / Campbell 18’
Kartonë të verdhë: Bruno Alves, Fucile, Pereira, Fernando (P) / Diaby (A)
FC PORTO: Da Silva Arruda Helton, Eduardo Bruno Alves, Jorge Fucile, Jorge Pires Rolando, Alvaro Barragan Pereira, Jose Raul Meireles (Tomas Costa 68’),
Francisco Reges Fernando, Freitas Ruben Micael (Fernando Belluschi 85’), Radamel Falcao, Givanildo Vieira Hulk (Mariano Gonzalez 81’), Silvestre Varela.
ARSENALI: Lukasz Fabianski, Bacary Sagna, Thomas Vermaelen, Gael Clichy, Sol Campbell, Vassiriki Abou Diaby, Cesc Fabregas, Tomas Rosicky (Theo Walcott 68’), Samir Nasri (Emmanuel Eboue 88’), Pereira Neves Denilson, Nicklas Bendtner (Carlos Alberto Vela 83’)
Gjyqtar: M. Hansson (Suedi)