04 shkurt 2010

Bekham përgatit “lotët” ndaj Mançesterit

Champions Liga po afrohet, Milani pret Mançester Junajtid, por Devid Bekham ka filluar që tani të mendojë për 10 marsin, data e ndeshjes së kthimit që do ta rikthejë lojtarin, për herë të parë, në fushën e “Old Trafrodit” si kundërshtar. “Ideja se mund të përballesha me Junajtid më ka bërë gjithmonë të ndihesha keq, sepse ai klub më mungonte shumë, - ka thënë mesfushori. - Vitet e para jashtë Anglisë kanë qenë të vështirë.
Kisha nostalgji për shumë gjëra, ai ishte klubi ku kam dashur gjithmonë të luaja dhe çdo minutë që kam kaluar aty ka qenë i mrekullueshme. Kam ëndërruar gjithmonë të isha një lojtar i Mançester Junajtid, jam akoma një tifoz i madh i kësaj skuadre dhe i ndjek të gjitha ndeshjet e tyre kur mundem”. Rikthimi në “Old Traford” “do të jetë i veçantë dhe emocionues. Por, kur është hedhur shorti kam menduar se kishte ardhur momenti i duhur për t’u përballur me Junajtid. Kam folur me Geri Nevil dhe të dy besojmë se do të jetë një sfidë e madhe”, ka thënë Bekham.