21 shkurt 2010

Reali do ta kërkojë sërish Wengerin

Vazhdojnë spekulimet në lidhje me postin e trajnerit të Real Madridit, sipas të cilave Manuel Pellegrini do të shkarkohet nëse nuk arrin ta dërgojë skuadrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sipas Daily Mail, nëse Reali nuk e përmbys epërsinë prej 1-0 të Lyonit në ndeshjen kthyese, atëherë Los Blancos do të kërkojnë një trajner tjetër.
Ditëve të fundit spekulohet se trajneri i Interit, Jose Mourinho, i prin listës së Mbretërve, mirëpo nëse kjo tentativë dështon, atëherë gjiganti spanjoll do të riktheje interesimin për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.
Wenger ishte shënjestër e Florentino Perezit në verën që shkoi, mirëpo trajneri francez preferoi të qëndronte në Emirates. /