13 shkurt 2010

Kuçi 75 minuta në barazimin ndaj Newcastles

Shefki Kuçi luajti titullar plotë 75 minuta në fanellën e Swanses në barazimin që arritën si vendas me rezultat 1:1 kundër skuadrës së Newcastles, në kuadër të javës së 30-të të Championsship të Anglisë në futboll. Kuçi edhe në këtë ndeshje dëshmoi lojë të mirë. Ai është zëvendësuar në minutën e 75-të nga futbollisti Pintado. Cotterill në minutën e 56-të shënoi për Swansen, ndërsa mysafirët barazuan 1:1 në minutën e 87-të me golin e Carollit. Skuadrën e Kuçit vetëm tre minutat e fundit e ndanë nga fitorja në derbin e kësaj jave. Swansea renditet në vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Newcastle zë pozitën e parë me 60 pikë.