19 shkurt 2010

FIFA do të shqyrtoj teknologjinë

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka premtuar se ai do ti rishikoj planet për aplikimin e teknologjisë së fundit në futboll, në mënyrë që ti ndihmoj arbitrave pas atyre vendimeve kontraverse ditëve të fundit.
Kjo deklaratë e Blatter vjen pak ditë pas ndeshjes së humbur nga Fiorentna ndaj Bayernit 1-2, ndeshje e cila u përshkruar me gabime të shumta të arbitrit Tom Henning Ovrebo dhe asistentëve të tij.
“ Unë u zgjova pas një nate të qetë kur nuk shikova TV, por kur i lexova gazetat dhe lajmet që flisnin për gabimet e arbitrave, unë jam nevrikosur tepër.”
“ Kështu, unë ju konfirmoj se më 6 Mars Bordi ndërkombëtar do të takohet në Zurich për të shqyrtuar aplikimin e teknologjisë së fundit të referimit në futboll.” Theksoi Blatter.
Për Fiorentinën kjo është një gjë e vogël, pas golit të aprovuar të Kloses. Goli i tij do të ishte anuluar, nëse Ovrebo do të kishte asistencë vizuale.