16 shkurt 2010

Moggi: Interi, Milani dhe Fiorentina do të eliminohen nga LK

Ish-drejtori kontrovers i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se skuadrat italiane- Inter, Milan dhe Fiorentina- nuk do ta kalojnë 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Në 1/8 e finales, Interi ka kundërshtar Chelsean, Milani përballet me Manchester Unitedin dhe Fiorentina luan ndaj Bayern Munichut, ndërsa Moggi thotë se futbolli italian nuk mund të konkurrojë me skuadrat kundërshtare, prandaj të tria ekipet do të përjetojnë eliminimin.

“Liga e Kampionëve vazhdon këtë javë dhe do të shohim se futbolli italian nuk është konkurrues në nivel ndërkombëtar”.

“Do të ishim të lumtur nëse njëra nga ekipet italiane kualifikohet në raundin tjetër”, ka thënë Moggi për Gold Sport.