23 shkurt 2010

Ky është Juventusi që e duam

Mesfushori i Juventusit, Diego, ishte njëri ndër protagonistët në fitoren kundër Bolognës. Ai thotë se ky është Juventusi i duhur.

“Ky është Juventusi që e duam, fitues që shkon përpara. Jam i lumtur për fitoren dhe për golin tim. Të shënosh i pari si mysafir është e rëndësishme për t’i dhënë siguri skuadrës dhe në fund ia dolëm, duke i rrëmbyer tri pikë. Këtë javë kemi dy sfida në shtëpi dhe shpresoj që të festojmë me dy fitore përpara tifozëve tanë”, tha Diego për ueb faqen e klubit.