23 shkurt 2010

Everton mendon për Forlan

Everton është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm që do të luante përkrah 32-vjeçarit Louis Saha, që po shkëlqen këtë sezon.
Emri që përmendet më së shumti te klubi nga qyteti i Liverpoolit është futbollisti i Atletico Madridit, Diego Forlan. Ky transferim nuk do të jetë i lehtë, duke e marrë parasysh se uruguaiani kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane.
Sipas radios Cadena Ser, Everton ka filluar sondazhet e para rreth mundësisë së transferimit të ish-futbollistit të Manchester Unitedit e Villarrealit.