05 shkurt 2010

Kuzhe e do Gjermaninë në grup

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Josip Kuzhe, e do kombëtaren e Gjermanisë në grup për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2012. Me 7 shkurt, në Varshavë të Polonisë tërhiqet shorti, ndërsa Shqipëria do të mësojë rivalët “Sigurisht kemi skuadra ndaj të cilave duam të luajmë dhe ndaj të cilave nuk duam. Do të me pëlqente të përballeshim me Gjermaninë, ose më mirë të them në përgjithësi preferoj të luajmë me skuadra që zhvillojnë lojë të organizuar, jo me skuadra që kanë individualitete të mira”, tha Kuzhe. Trajneri Kuzhe nuk do të dëshironte të kishte si rivale në këto eliminatore vendin e tij, Kroacinë.