05 shkurt 2010

Cilët nga shqiptarët do të jenë titullarë në Superligën e Zvicrës?

Në vitin 2010 janë shtuar edhe tre emra të rinj shqiptarë në kampionatin zviceran. Vëllezërit Granit e Taulant Xhaka janë në Basel dhe Pajtim Kasami në fanellën e Bellinzonës. Te tre këta futbollist në vitin 2009 ishin kampion bote me Zvicrën U-17.

Me ndeshjen St. Gallen-Sion dhe Zurich-Xamax, do të nis edicioni pranveror në Superligën e Zvicrës në futboll. Ajo që e bënë më tërheqëse Superligën e Zvicrës janë 12 shqiptarë që luajnë në skuadrat e ndryshme dhe secili prej tyre me ambicie që të arrij më shumë me skuadrën ku luajnë. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Kristian Nushi, në hapje të pranverës pra të javës së 19-të, me skuadrën e St. Gallenit kërkojnë fitore ndaj Sionit mjaft të papërshtatshëm. Nushi ashtu sikurse në vjeshtë edhe në pranverë pritet që ndeshjen ta nis titullar. St. Galleni stinorin vjeshtor e përfundoi në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Sioni i gjashti me vetëm 26 pikë. Kampioni në fuqi, Zurich, që mëton vendin e dytë, llogarit ta nis me fitore kundër Xamax-it. Dy futbollistët shqiptarë, Adrian Nikçi dhe Admir Mehmedi, janë pjesë e skuadrës së Zurichut dhe të përgatitur mjaft mirë për betejat e reja. Nikçi dhe Mehmedi janë në formë të mirë dhe varet nga trajneri se do të jetë në përbërjen e parë apo do të inkuadrohen në pjesën e dytë të ndeshjes. Në radhët e Xamaxit luan shqiptari Shkëlzen Gashi, i cili ka ardhur në afatin kalimtar dimëror nga Bellinzona. Gashi pritet të jetë në përbërjen e parë dhe të dëshmoi veten në skuadrën e re. Baseli skuadër që ka katër shqiptarë, si: Beg Feratin, Xherdan Shaqirin dhe vëllezërit Granit e Taulant Xhakën, në javën e parë të pranverës i pret sfidë shumë e vështirë kundër kampionit vjeshtor, Young Boysit. Beseli edicionin vjeshtor e përfundoi në vendin e dytë me 34 pikë ose shtatë më pak se kampioni i vjeshtës. Skuadra e Baselit është në formë të mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në përgatitjet që i zhvilluan në Spanjë. Në fakt, Baseli ka punë shumë të vështirë për faktin se nga tri ndeshjet e fundit të zhvilluara në fushë të veten me Young Boysin, asnjëra se ka fituar, por i ka humbur. Shqiptarët e Baselit synojnë këtë traditë aspak të mirë ta thyejnë dhe me fitore eventuale t’i ofrohen për katër pikë liderit. Shaqiri pritet të nis ndeshjen titullarë në këtë kryendeshje që cilësohet edhe e kampionatit, ndërsa Beg Ferati është në formë të mirë dhe mund të jetë titullar, ndërsa vëllezërit Xhaka është çështje e trajnerit si vendosë që të jenë në 16 shin e parë apo të presin edhe pak kohë. Burim Kukeli, i cili në vjeshtë ka qenë standard me Luzernin i pret betejë e vështirë me Grasshoppersin. Kukeli pritet të luajë titullarë dhe mëtojnë edhe rezultat të favorshëm kundër Grasshoppersit, në këtë të fundit luan shqiptari i talentuar Vullnet Basha. Aaraua patjetër i duhet fitorja po qese duan të mbesin edhe më tutje në vrap për ta siguruar ekzistencën. Në skuadrën e Aaraus luan shqiptari i huazuar nga Baseli, Orhan Mustafi, ndërsa te Bellinzona aktivizohen Genc Mehmeti dhe i sapo-ardhuri nga të rinjtë e Lazios, Pajtim Kasami. Aaraua zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 9 pikë, ndërsa Bellinzona e parafundit (vendi i 9-të) me 15 pikë.

E shtunë

St. Gallen - Sion 17:45
Zurich - Xamax 17:45

E diel

Aarau - Bellinzona 16:00
Basel - Young Boys 16:00
Luzern - Grasshoppers 16:00