20 shkurt 2010

Behrami me West Hamin kërkojnë fitore

Valon Behrami me West Hamin para shikuesve të vet (të shtunën, në orën 16.00) kërkojnë fitore kundër skuadrës së Hullit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të të premierligës në futboll. West Hami llogarit fitore në këtë ballafaqim dhe me tri pikë të reja të shmanget sa më larg fundit të tabelës. West Hami i Behramit tashmë zë vendin e 16-të me 24 pikë të tubuara, ndërsa Hulli radhitet i 17-ti me 24 pikë. Më një fjalë, kjo do të jetë edhe kryendeshja e skuadrave të rrezikuara në premierligën angleze.