17 shkurt 2010

Kuçi zverdhet në barazim me Plymouthin

Skuadra e Shefki Kuçit, Swansea, importoi një pikë domethënëse si udhëtues në ballafaqim me skuadrën e Plymouthit, ndeshje e vlefshme e javës së 32-të të Championsship të Anglisë në futboll. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1 megjithëse se Swansea ishte afër fitores. Kuçi dëshmoi lojë të mirë së bashku me bashkëlojtarë dhe ia dolën të kthehen me një pikë që ka vlera të shumëfishta. Shefki Kuçi inkuadrohet në lojë në minutën e 54-të në vend të futbollistit Trundle. Swansea golin e epërsisë e shënoi në minutën e 46-të nëpërmjet futbollistit Pratleyt, ndërsa mikpritësit barazuan në minutën e 87-të me golin e Johnsonit. Kuçi në minutën e 86-të ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari. Swansea e ruan vendin e katërt me 50 pikë, kurse Plymouth mbetet i parafundit në tabelë (23-ti) me 28 pikë.