17 shkurt 2010

Henry largohet në fund të sezonit?

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, aventura në Barcelonë e Thierry Henry, mund të marrë fund në muajin qershor.
Sulmuesi francez, i cili këtë vit ka gjetur pak hapësira në skemën e trajnerit Pep Guardiola, do të vendoset në shitje, duke ia lëshuar vendin eksploduesit të ri Pedro.
Francezi këtë sezon ka luajtur vetëm 910 minuta, një fakt ky që Henry nuk është më lojtar kyç për klubin katalunas.