13 shkurt 2010

Bekim Kastrati shënuesi i dyfishtë

Futbollisti nga Kosova, Bekim Kastrati, mrekulloi me lojë në radhët e skuadrës së Bonnerit SC që deklasoi me rezultat 5:1 skuadrën e Wormatia Wormsit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 19-të të Ligës Rajonale të Gjermanisë, grupi Perëndimit. Kastrati ishte figura kryesore e kësaj ndeshje me dy gola të shënuara. Bekim Kastrati realizoi golat në minutën e 21-të dhe 68-të.
Golat të tjerë i shënuan: Mager (43'), Quotschalla(49') e Karnay (55'-nga penalltia) dhe golin e nderit për mysafirët e realizoi Gebhardt (18’). Bonner zë vendin e 13-të me 22 pikë, ndërkaq rivali i tij, i fundit (18-ti) me vetëm 11 pikë të tubuara. .