09 shkurt 2010

Kozmi: Jemi një skuadër kompakte

Serse Kozmi ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur. Livorno i tij ka marrë dy pikë kundër Milanit dhe Juventusit, rezultate që i bëjnë mirë moralit të skuadrës dhe klasifikimit: “Në dy ndeshjet e fundit kemi treguar të gjithë vlerën tonë; lojtarët më kanë kënaqur, si në aspektin e lojës, ashtu edhe në atë të karakterit. Madje, me Juventusin që ka mbetur me dhjetë lojtarë, mund të kishim kërkuar diçka më shumë”, ka thënë Kozmi.