09 shkurt 2010

Juvja në ankth për Kanavaron

Juventusi është rikthyer menjëherë në fushë pas transfertës në Livrono. Bardhezinjtë kanë zhvilluar stërvitjen e zakonshme në Vinovo, pas ndeshjes së kampionatit. Në përfundim të seancës së ditës së djeshme, Zakeroni u ka dhënë 48 orë pushim të gjithëve. Rifillimi i punës është fiksuar për të martën, për të përgatitur sfidën me Xhenoan. Duhet vlerësuar gjendja e Kanavaros, i cili ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë, kundër Livornos.