09 shkurt 2010

Këln, shtyhet rikthimi i Lukas Podolskit

Sulmuesi i Këlnit, Lukas Podolski, i është kthyer stërvitjes së rregullt, por nuk mund të luajë në Bundesligë kundër Hamburgut të shtunën. Megjithatë, ish-lojtari i Bajernit të Mynihut u la jashtë skuadrës së Këlnit për ndeshjen në kupë kundër Augsburgut, pasi u dëmtua në këmbë javën që shkoi. Trajneri Zvonimir Soldo e ka konfirmuar lajmin për dëmtimin e Podolskit, por trajneri kroat ka thënë se nuk do ta aktivizojë atë për ndeshjen e fundjavës: “Ka shumë mundësi që ai të mos ia dilte mbanë të luante në ndeshjen kundër Hamburgut. Ai ka nevojë për disa seaca të tjera stërvitore, para se të luajë një ndeshje.”