09 shkurt 2010

Volfsburg: Kosner, trajner deri në qershor

Klubi i Volfsburgut ka konfirmuar se trajneri i përkohshëm, Lorenz Gunter Kostner, do të jetë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni. Drejtori menaxhues i klubit, Diter Hënes, ka konfiruar se Kostner do të vazhdojë të jetë trajneri i skuadrës së parë, derisa të emërohet një trajner që do të zëvendësojë trajnerin e shkarkuar para dy javësh, Armin Veh. Hënes ka thënë për Deutsches Sport Fernsehen: “Planifikojmë ta shtyjmë sezonin me Kostnerin.
Ky është qëllimi ynë. Situata do të ndryshojë vetëm nëse gjërat shkojnë keq. Mund të ndodhë që të emërojmë një trajner të ri që në muajin mars ose prill, por ky trajner nuk do të nisë punën para sezonit të ri. Janë gjepura lajmet që thonë se ne kërkojmë një emër të madh si trajner. Ajo që duam është të kemi një trajner të mirë për ne.” Volfsburgu është përfolur se mund të marrë si trajner një personazh të njohur, si Bernd Shuster, Gus Hidink, Sven Goran Eriksonin ose Hub Stevens të Red Bull Salzburg.