23 shkurt 2010
Fazliu: Përgatitjet shkojnë mirë në Ulqin
Sulmuesi i Prishtinës, Astrit Fazliu, tha se përgatitjet shkojnë si është më së miri në Ulqin. Ai është ën formë të mirë dhe shpreson se në stinorin në pranveror do të dëshmojë veten edhe më shumë sesa në vjet në radhët e skuadrës kampione. Fazliu mendon se skuadra e tij është mjaft mirë e përgatitur dhe pa ndonjë brengë e presin stinorin pranveror. “Prishtina në dy ndeshje miqësore ka dëshmuar cilësi të lojës dhe të dy ndeshjet edhe i ka fituar ndaj skuadrave malazeze. Kemi mposhtur skuadrën e Barit me rezultat 3:1 dhe Otranton 2:0. Në këto dy ndeshje angazhimi ka qenë jashtëzakonisht i madh i të gjithë bashkëlojtarëve të mirë dhe ka qenë edhe testi i fuqishëm për të parë formën tonë para fillimit të stinorit pranveror në Raiffeisen Syperligën e Kosovës. Të mërkurën e kemi ndeshjen miqësore me skuadrën e Mornarit nga Tivari i Malit të Zi, ndërsa të shtunën takohem me Vllazninë e Shkodrës nga Shqipëria. Këto ndeshje mendoj se janë të mirëseardhura dhe do të mundohem të dëshmojmë angazhim dhe cilësi”, tha Fazliu. Njëri prej sulmuesve më të mirë në Kosovë, Fazliu tha se është në formë të mirë dhe madje në dy ndeshje miqësore ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë. “Nuk është më rëndësi se kush shënon në miqësore, por e rëndësishme është të krijojmë lojë kompakte. Prishtina sa e shoh në këtë fazë të përgatitjeve dhe të ndeshjeve miqësore, do të ketë fuqi të luftojë për mbrojtjen e titullit të kampionit. Prandaj, këtë nuk e them rastësisht, por në bazë të lojës që po dëshmojmë në miqësore dhe potencialit që kemi. Assesi Prishtina nui heq dorë nga titulli, por do ta ndjekim deri në fund”, theskoi Fazliu. Prishtina edicionin vjeshtor e përfundoi në vendin e tetë me 23 pikë dhe ka mbetur m nëntë pikë më pak se kampionit vjeshtor, Trepça. Fazliu tha se janë të gatshëm për ndeshjen e parë të pranverës kundër Besës në Pejë. “Edhe trajnerët janë të kënaqur me lojërat që dëshmojmë në ndeshjet miqësore në Ulqin. Të dielën do të kthehem për në Prishtinë, ku do t;i vzhadojmë përgatitjet në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Skuyadra e jonë është e gatshme pr ndeshjen e stinorit pranvero pëekatëissht kundër Besës së pejës”, përfundoi Fazliu.